leoni

31 fermerë përfitues të serrave prej 1 ari

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi dhe Organizata Qatar Charity, nënshkruan kontratat me 31 fermerë, përfitues të serrave prej 1 ari, një projekt që sjell mundësi të reja dhe kushte më të mira për prodhim bujqësor në komunën e Rahovecit. “Me bashkëfinancim prej 25% nga Komuna dhe 75% nga partneri, ky bashkëpunim po jep rezultate të prekshme. Faleminderit Qatar Charity për përkrahjen dhe urime përfituesve”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i komunës së Rahovecit. z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë, ADA Austriake dhe Caritasi Zviceran diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit

Sot, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, Naim Pira …