33 pjesëmarrëse të projektit ‘’women start-ups’’ përfitojnë grante nga CBM

Në kuadër të projektit Mjedisi i biznesit mbështetës për gratë që fillojnë biznese në veri dhe jug të Mitrovicës, Community Building Mitrovica dhe D&G Solutions ndanë 33 grante për pjesëmarrëset e këtij projekti në total prej: 112,500.00 Euro. Ceremonia e ndarjes së granteve u zhvillua në Agjensionin regjional për zhvillim në Mitrovicën jugore.

Në një fjalim rasti, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri , fillimisht i ka përgëzuar përfitueset e këtyre granteve, duke ju dëshiruar suksese të mëtutjeshme tani si ndërmarrëse të reja në biznes.

”Ne si qytet i Mitrovicës kemi nevojë për projekte të tilla të cilat kanë për qellim përmirësimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe sociale si në pjesën veriore ashtu edhe jugore të qytetit, përmes përfshirjes së grave në zhvillimin e sektorit privat, dhe krijimin e kushteve për biznese, andaj shpresoi që edhe në të ardhëm do të kemi projekte të tilla në integrimin e  grave të cilat kanë treguar që dinë të jenë ndërmarrëse te suksesshme”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Ndërsa Florentina Hajdari Hajra nga CBM ka bërë të ditur se projekti ‘’Mjedisi mbështetës i biznesit për gratë fillestare në biznes në Mitrovicë Veri dhe Jug” është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i bashkë-financuar nga Komuna e Mitrovicës në Jug dhe Fondacioni MOTT. Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D & G Solutions.

Objektivi kryesor i projektit është të kontribuoj në përmirësim të qëndrueshëm ekonomik dhe social të veriut dhe jugut të Mitrovicës, përmes përfshirjes së grave në zhvillimin e sektorit privat dhe krijimit të ambientit mbështetës për gratë sipërmarrëse të cilat fillojnë biznese në veri dhe jug të Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …