33 të shëruar nga covid dhe 30 raste të reja sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 33 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 30 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHKP-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë  deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3742 raste, prej tyre 3522 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 133 raste.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë prezanton projektin “Shkolla dhuron – Kosova shpëton”

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Profesionale “Lasgush Poradeci”, në Kijevë të shoqëruar nga drejtori i …