Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale thotë se respekton Kushtetutën e Kosovës, kritikat ndaj saj vazhdojnë

Gjykata speciale në Hagë ka deklaruar se në proceset gjyqësore po respektohen të drejtat e të akuzuarve në përputhje me Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në një njoftim të publikuar kjo gjykatë thekson se të akuzuarit kanë të drejtë të ankohen ndaj vendimeve që i konsiderojnë të padrejta. Sipas njoftimit, nëse një i akuzuar beson se një vendim shkel të drejtat e tij ose nuk është në përputhje me ligjin, ai mund ta apelojë atë në një panel të veçantë gjyqtarësh dhe në fund te Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu thuhet se gjyqtarët bazohen në standardet e Konventës Evropiane dhe në vendimet e Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Megjithatë, pavarësisht këtyre deklarimeve, ndaj kësaj gjykate vazhdojnë kritikat në Kosovë, ku shumë zëra politikë dhe shoqërorë e konsiderojnë procesin selektiv dhe të padrejtë ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kritikat janë shtuar sidomos në fazën kur disa nga proceset gjyqësore po i afrohen përfundimit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci kritikon PDK-në: Pa ndryshime të thella, rrezikohet tjetër dështim në zgjedhje

Kryetari i komunës së Drenasit njëherit  anëtari i Partis Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka …