Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti përmes profilit të tij në facebook ka shprehur ngushëllimet më të sinqertas me rastin e vdekjes tragjike të Ideal Halabaku.
“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë.
Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Halabaku, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën Idealin.
Humbja e një jete të re është gjithmonë e rëndë, por kujtimi për Idealin do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e njohën si djalë shembullor, i dashur dhe plot jetë.
Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Halabaku me zemër dhe mendje, duke ndarë me ta dhimbjen e madhe”.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Idealit.
Prehu në paqe, ka shkruar në facebook, kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti.