Kryetari Bashkim Ramosaj mbanë takimin e parë publik për këtë vit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka njoftuar se të martën me fillim në ora 10 në ambientet e Kuvendit komunal të Deçanit, organizon takimin e parë publik për këtë vit, ku do të prezantoj punët dhe projektet e realizuara gjatë vitit 2025.

Ky takim sipas kryetarit Ramosaj do të shërbejë si një mundësi e vlefshme për të ndarë mendimet, për të diskutuar sfidat dhe për të ofruar ide që mund të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit të Deçanit. Prandaj, pjesëmarrja juaj është e një rëndësie të veçantë dhe do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut të hapur.

Kontrolloni gjithashtu

Po zhvillohen aktivitete intensive në identifikimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arber Geci, është duke zhvilluar aktivitete …