U mbajt Mbledhja e VI-të e rregullt e Kuvendit Komunal të Deçanit, e udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, shoqëria civile si dhe zyrtarë të administratës komunale.
Rendi i ditës ishte voluminoz me 12 pika.
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
Raporti gjashtëmujor i punës së Kryetarit të Komunës
Shqyrtimi i raportit financiar për tremujorin e dytë
Shqyrtimi i raportit të auditimit të jashtëm për vitin 2024 dhe plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit
Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor të Zyrës për Barazi Gjinore
Raporti i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)
Shqyrtimi i draft-rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale
Shqyrtimi i Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për komunat: Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik
Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 30,000.00 € për realizimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Deçanit, NPL “Higjiena” dhe Fondacionit CNVP
Vendimi për pagesën, bazuar në memorandumin e bashkëpunimit me Shtëpinë për Mirëqenien e Gruas – Pejë
Shqyrtimi i kërkesave të ndryshme
Të ndryshme.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
