U mbajt mbledhja e Komisionit për hartimin e Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2026

U mbajt mbledhja e Komisionit për hartimin e Planit të Punës së Kuvendit komunal të Malishevës për vitin 2026. Në këtë mbledhje ku morën pjesë anëtarët e komisionit dhe drejtorët komunal shqyrtuan, diskutuan, propozuan dhe rekomanduan planin vjetor për Kuvend, mbledhjen e drejtoi, Kryesuesi, Fatmir Ademaj.

Gjatë këtij procesi, anëtarët e komisionit dhe drejtorët kanë diskutuar për prioritetet dhe aktivitetet kryesore që pritet të realizohen gjatë vitit të ardhshëm. Në planin e propozuar parashihen hartimi dhe miratimi i rregulloreve të ndryshme, mbajtja e mbledhjeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme të Kuvendit, solemne dhe përkujtimore, shqyrtimi i raporteve të institucioneve përkatëse, si dhe organizimi i debateve publike për çështje me interes për qytetarët.

Ky plan synon të rrisë efikasitetin dhe transparencën në punën e Kuvendit, duke përfshirë më shumë qytetarët në proceset vendimmarrëse dhe duke forcuar llogaridhënien institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …