Në Deçan hapet ordinanca e parë psikologjike

Të hënën në Deçan u bë hapja zyrtare e Ordinancës së parë psikologjike. I pranishëm në hapje ishte kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj me bashkëshorte.

“Me bashkëshorten time Vlorën, pata kënaqësinë të marr pjesë në hapjen zyrtare të ordinancës së parë psikologjike në komunën e Deçanit, të udhëhequr nga psikologia klinike Begije Osaj Januzaj.

Kjo nismë zgjeron mundësitë për shërbime psikologjike në komunën tonë, duke ofruar mbështetje profesionale për grupmosha të ndryshme dhe duke kontribuar në kujdesin për shëndetin mendor të qytetarëve.

E përgëzova znj. Begije Osaj Januzaj për këtë hap të rëndësishëm dhe i urova punë të mbarë e suksese në veprimtarinë e saj profesionale”, ka shkruar në facebook, kryetari Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova nuk mund të ecë drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave!

Sot, në Mitrovicë u mbajt takimi i katërt i Grupit Punues për Kosovën të Komitetit …