leoni

Kryetari Fadil Nura ka pritur në takim z. Gani Koci

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura ka pritur në takim z. Gani Kocin, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kënaqësi e veçantë të pres sot në Zyrë, Gani Kocin, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-i burgosur politik, politikan i devotshëm dhe kontribuues i madh në shtetndërtimin e Kosovës.

Përvoja e tij e pasur, rrëfimet e sakrificat e jetës së tij dhe kontributi i pandalshëm për vendin tonë mbeten frymëzim për gjeneratat e sotme dhe ato që vijnë.

Me mirënjohje për të kaluarën, nderim për sakrificat dhe respekt të veçantë për punën e tij shumëvjeçare në shërbim të atdheut.

Shëndetin e plotë, miku im”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Edhe në Strellcin e Ulët po përmbyllet infrastruktura rrugore

Me përkushtim të Komunës së Deçanit, si dhe të kryetarit të komunës z. Bashkim Ramosaj, …