Andin Hoti: Serbia duhet të jap qasje në arkiva në mënyrë që të zbardhet fati i të të zhdukurve

Ligji për veteranët e UÇK-së drejt vlerësimit retrospektiv, ministri Andin Hoti paralajmëron ndryshime

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti Ligji për statusin e veteranëve të luftës së UÇK-së do t’i nënshtrohet procesit të vlerësimit retrospektiv. Hoti ka njoftuar për agjendën legjislative të ministrisë, duke theksuar se ky proces synon përmirësimin e politikave sociale dhe trajtimin më të drejtë të kategorive që lidhen me luftën çlirimtare. Sipas tij, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare do të procedojë gjatë vitit me gjashtë projektligje prioritare, si dhe tre ligje ekzistuese që do t’i nënshtrohen analizës së plotë për të vlerësuar efektet dhe zbatimin e tyre në praktikë. “Në shërbim të përmirësimit të jetës së secilit qytetar, pa përjashtim, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare do të procedojë me 6 Projektligje prioritare, si dhe 3 Ligje për vlerësim retrospektiv (ex-post), që prekin drejtpërdrejt kategoritë më të ndjeshme dhe shtyllat kryesore të drejtësisë sociale në vend”, ka shkruar Hoti. Vlerësimi i Ligjit për veteranët e UÇK-së pritet të analizojë zbatimin aktual, sfidat financiare dhe efektet sociale të tij, me synimin për përmirësimin e mëtejmë të statusit dhe trajtimit institucional të veteranëve të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …