Rexhep Kadriu, ka marrë pjesë në Konferencën e Pestë Ndërkombëtare “Auditimi i sigurisë rrugore dhe zvogëlimi i aksidenteve në trafik”

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka marrë pjesë në Konferencën e Pestë Ndërkombëtare “Auditimi i sigurisë rrugore dhe zvogëlimi i aksidenteve në trafik”, i organizuar nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara “Tempulli”, Instituti i Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”. Zëvendësministri Kadriu, në fjalën e tij adresuar pjesëmarrësve në këtë konferencë ka elaboruar punën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe veprimet e ndërmarra, në mënyrë që të rritet siguria në trafik dhe aksidentet në komunikacion, e në veçanti ato me fatalitet, të mos ndodhin. “Duke parë aksidentet e shumta dhe gjendjen jo të mirë të sigurisë në trafikun rrugor, ne si Ministri e Infrastrukturës, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës në fund të vitit 2017-të, kemi nënshkruar një deklaratë të përbashkët dhe e kemi shpallur vitin 2018-të, si vit të sigurisë në trafik. Ne nuk jemi mjaftuar vetëm me këtë, në fund të vitit 2017, është mbajtur një takim përgatitor, mes Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Diasporës si dhe Policisë së Kosovës, për formimin e Këshillit për Siguri të Trafikut Rrugor, i cili do të merret me përpilimin e strategjive dhe do të parashoh veprimet preventuese për uljen e aksidenteve. Ne kemi marrë masa edhe në kuadër të ministrisë në bazë të kompetencave që ajo i ka, me Udhëzimin Administrativ për Kontrollet Teknike, broshurat për pikat e rrezikshme dhe ato të intervenimit emergjent. Nga kjo javë kemi filluar inspektimin e të gjitha kompanive të kontrollimit teknik, ngase gjendja teknike jo e mirë e automjeteve, paraqitet si një ndër faktorët që po ndikon në rritjen e aksidenteve. Ndërsa hap tjetër i shpejt që do të ndërmerret është edhe sinjalizimi i rrugëve të Republikës së Kosovës, sepse nuk kemi sinjalizim të mjaftueshëm dhe të duhur në rrugët tona edhe pse standardi i rrugëve në Kosovë është në rritje”, tha zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …