leoni

Milivoj Beshlin: Rusia me shekuj po e shfrytëzon Ballkanin për të treguar se është forcë e madhe

Milivoj Beshlin: Rusia me shekuj po e shfrytëzon Ballkanin për të treguar se është forcë e madhe

Në një intervistë të botuar në Al Xhazira, historiani serb, Milivoj Beshlin i cili i takon  brezit të ri të historianëve dhe një prej atyre, që në mënyrën më të mirë të mundshme ka  vazhduar traditën e historiografisë kritike serbe, ka thënë se Rusia me shekuj po e  shfrytëzon Ballkanin për të treguar se është forcë e madhe. Ai, në intervistën e tij dhënë gazetarit, Tomisllav Markoviq ka folur për ndikimin dëmshëm të Rusisë në Ballkan, pastaj pse Serbia nuk dëshiron ta kujtojë vitin  1948, kohën e rehabilitimit të kriminelëve nazistë dhe kuislingëve të tyre  nga luftërat e viteve ’90 që kanë sjellë  sa e sa tragjedi. Beshlin paralajmëron ndikimin shkatërrues të Rusisë në Ballkan, e cila është reflektuar në një përpjekje të destabilizimit të rajonit. Në pyetjen e gazetarit Markoviq lidhur me marshimin e quajtur  “Nderi i Serbisë” të mbajtur përmes Banja Llukës,  më 9 janar 2018, doli sheshit fakti se forcat para-humanitare kanë ushtruar goditjet me armë  në qendër e quajtur humanitare ruse-serbe, në Nish.

Në pyetjen se e sheh tërë  këtë si një konfirmim të tezës së tij, Beshlin ka thënë se ka pak rëndësi që ajo është teza ime. Do të doja të isha gabim dhe se realiteti të më demantonte. Por kjo jo vetëm që i ka forcuar pretendimet e mia lidhur me politikanët serbë që mbajnë  pozitat më të larta në Bosnje dhe Hercegovinë. E dimë se ministri i  Punëve të Brendshme, Dragan Mektiç, por edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç kanë thënë në kohët e fundit se luftërat e reja, në rajon janë duke ardhur. Ata na  rikujtuan se çështjet që iu referohen serbëve, ende nuk janë zgjidhur dhe tanimë kemi vetëm një intermexo sa për pushim, kemi një  paqe e përkohshme deri në luftërat e ardhshme. Nëse kjo nuk do të thotë shpallja e konflikteve të reja, unë nuk e di se çfarë është tjetër. Përveç kësaj, Dodik është vetëm ekzekutuesi i të gjitha këtyre gjërave. Shenjën për të filluar një konflikt të ri të mundshëm do ta marrin nga ata të cilët e shfrytëzojnë Perëndimin në lojën e tyre politike.

Cili është roli i Serbisë në këtë mes?

– Çelësi është se Serbia nuk mund të pajtohet me humbjen e saj në luftërat e  viteve ’90, dhe ajo pret të fuqizojë prirjet revanshiste. Rusia haptazi mbështet tezat e të tilla, duke dërguar mesazhin se kufijtë në Ballkan nuk janë përfundimtar dhe se Serbia duhet ta  kthejë Kosovën  dhe  t’ ia bashkojë Serbisë. E gjithë kjo, shihet  në mënyrë të qartë, se  nuk është e mundur të bëhet pa luftë. Nga ana tjetër, kemi një Dodik, i cili po luan lojëra të  rrezikshme të eksponentët rusë në  destabilizimit të Ballkanit, duke dobësuar Bashkimin Evropian. Perëndimi është mjaft naiv dhe indiferent ndaj lëvizjeve të vazhdueshme që Dodik vazhdimisht po i tërheq. Një shfaqje e tillë e  forcës dhe arrogancës, pastaj  krijimi i grupeve paramilitare dhe futja e tyre në Kuvendin e Bosnjes është veprim shumë i keq. Në një moment ata do të shkojnë shumë larg dhe nuk do të ketë më kthim prapa . As në fillim të vitit 1990, askush nuk besonte se do të ketë luftë, por ajo ndodhi. (Pjesë nga intervista e botuar më 24 janar 2018 në Al Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Sot është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në Gjakovë

Sot është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në Gjakovë

Sot është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut në Gjakovë. Në ceremoninë …