901 aplikues për subvencione-pagesa direkte në Komunën e Deçanit  

Drejtori i Bujqësisë në komunën e Deçanit, z. Rifat Stojkaj ka njoftuar kryetarin Bashkim Ramosaj për numrin rekord të fermerëve që kanë aplikuar për subvencionim. Nga ky vit komuna e Deçanit ka misër të mbjellë më shumë, ka grurë më shumë, blegtorët kanë rritur numrin e krerëve të tyre, pra ka qumësht më shumë. Pemëtarët kanë shtuar parcelat e tyre me pemishte, njëkohësisht ka edhe perime e sera më shumë. Një lajm shumë i mirë që është një shenjë e qartë e interesimit dhe angazhimit të lartë të fermerëve deçanas për të zhvilluar fermat e tyre. Kryetari Ramosaj ka shprehur mirënjohje për stafin e Drejtorisë së Bujqësisë për punën dhe angazhimin në ndihmë të fermerëve!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …