leoni

Takimi i parë i Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me punonjësit e QKMF-së, “Dr. Fahredin Hoti”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi së bashku me Nënkryetarin, Fatmir Iska dhe Drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Samir Mustafa kanë  mbajtur takim me punëtorët e QKMF-ës “Dr.Fahredin Hoti”në Rahovec nga të cilët ka kërkuar respektimin e orarit të punës, vendimeve dhe urdhëresave që nxirren nga ai. Në fillim të takimit Kryetari Latifi uroj punonjësit e shëndetësisë për ligjin e ri të  pagave, e cila nënkupton që mundësit dhe motivimi të rriten  për punë dhe angazhim edhe më të madh në shërbime sa më cilësore dhe efikase ndaj qytetarëve. Po ashtu i falënderoj për kontributin dhe aktivitetet që i kryejnë në baza ditore. Tutje kryetari Latifi, u tha punonjëseve që brenda muajit qershor të këtij viti do të zgjaten shërbimet mjekësore në qendrat e mjekësisë familjare si, në Opterushë, Drenoc, Fortesë dhe Çifllak me nga dy ndërrime, ndërsa me tre ndërrime në Krushë të Madhe dhe Ratkoc.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …