leoni

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me bashkëpunetorë ka bërë homazhe në nderim të 21 vjetorit të të rënëve

Nënkryetari Lushtaku me bashkëpunetorë ka bërë homazhe në nderim të 21 vjetorit të të rënëve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku me bashkëpunetorë e deputetë të Kuvendit të Kosovës, ka bërë homazhe në nderim të 21 vjetorit të të rënëve të familjes Jashari. Lajmin e ka bërë të ditur i pari Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi. “Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së dhe aktiviteteve për nder të 21-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe Familjes Jashari, sot një delegacion deputetësh të Parlamentit të Kosovës, është prit në Prekazin heroik nga nënkryetari i Komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, me ç’rast kanë bërë homazhe te varri i kryekomandantit Adem Jashari dhe të rënëve tjerë të Lagjes Jashari. Homazhe gjithashtu kanë bërë edhe te shtatorja e Adem Jasharit në sheshin e qytetit tonë. Lavdi e përjetshme për Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari, Familjen Jashari, heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!” ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …