Rruga që lidh Gjilanin me Lipjanin, po bëhet realitet

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, përuroi fillimin e punimeve në rrugën e Verbicës së Zhegocit që lidhet me Sllovinë e Lipjanit. Ai me këtë rast tha se do të vazhdojë t’u dalë në ndihmë të gjitha komunave në realizim të projekteve të rëndësishme për banorë, siç është rruga Zhegoc – Slivovë, e filluar tri herë, që nga koha e Jugosllavisë. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare për komunat, sepse ato janë baza e zhvillimit ekonomik. Rruga Verbicë e Zhegocit, Gjilan që e lidhë me Sllovinë e Lipjanit me vlerë prej 1 milion e 380 mijë euro, është e gjatë 7.8 kilometra dhe do të realizohet me mbështetjen e plotë financiare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Ky projekt do të përfundojë brenda një viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …