Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Malishevë, rendimentet janë të mira

Në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar fushata e korrje-shirjeve për këtë vit, ndërsa rendimentet e grurit janë shumë të mira, së paku në ditët e para të korrjes së grurit. Korrjen e grurit, sot e ka parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është takuar me bujqit dhe i ka përgëzuar për rendimentet e mira.

Sipas drejtorit komunal për bujqësi, Murat Hoxha, bazuar në të dhënat që ka drejtoria, këtë vit me grurë janë mbjellë 3040 hektar, dhe e tëra është në sektorin privat.

Ndërsa përgjegjësi i shtabit komunal për mbikëqyrjen e fushatës së korrje-shirjeve në Komunën e Malishevës, Remzi Paçarizi, ka bërë të ditur se rendimentet e ditëve të para të korrjes së grurit sillen nga 5000 deri në 5500 kilogram grurë për një hektar. Ai po ashtu ka bërë të ditur se çmimi për korrjen e grurit është 100 euro për një hektar, ndërsa në territorin e Malishevës janë të regjistruara rreth 40 kombajna.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …