Kosova dhe Suedia të gatshme për bashkëpunim në fushën e Bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviç, ka pritur në një takim udhëheqësen për bashkëpunim dhe zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë, Nasrin Pourghazian.

Ministrja Zhiviç e informoi atë për investimet që janë bërë gjatë viteve të fundit në sektorin e bujqërisë, të cilat ajo tha se kanë ndikuar në zhvillimin e hovshëm të këtij sektori në vend. Krahas kësaj, ministrja e njoftoi edhe për programet mbështetëse të MBPZHR-së, si dhe për disa nga prioritetet e ministrisë për këtë vit.

Ajo theksoi nevojën për thellimin  e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Suedisë, me qëllim të avancimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Në anën tjetër, udhëheqësja për bashkëpunim dhe zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë, Nasrin Pourghazian, vlerësoi punën e ministrisë në drejtim të fuqizimit të sektorit të bujqësisë dhe konfirmoi gatishmërinë për përkrahje dhe bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …