Mërgimtarët falënderojnë komunën për pritjen dhe shërbimet e mira

Disa mërgimtarë gjatë ditës, e kanë vizituar Komunën e Malishevës, përkatësisht Kryetarin e Komunës, Ragip Begaj dhe nënkryetarin Hajdin Berisha, ku kanë bashkëbiseduar për çështje të ndryshme, që lidhen me punën e tyre në mërgim, por edhe për zhvillimet e përgjithshme në komunë. Mërgimtarët e kanë falënderuar komunën dhe kryetarin për pritjen që ju bëhet, si dhe për ofrimin e shërbimeve të shpejta në komunë. Në mesin e shumë mërgimtarëve që e kanë vizituar komunën dhe kryetarin, janë edhe Alban Gashi nga Kijeva dhe Burim Krasniqi, nga Tërpeza, të dy këta jetojnë dhe veprojnë në Itali. Ata u shprehën të kënaqur me pritjen dhe shërbimet e mira në komunë, pasi të gjithë dokumentacionet e nevojshme i marrin shpejt, por edhe pritja nga ana e zyrtarëve është shumë e mirë dhe miqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …