Është asfaltuar një tjetër rrugë që lidh fshatrat Busi e Marec

Në një postim të tij, nënkryetari i komunës së Prishtinës Selim Pacolli ka shkruar: Është një gëzim shumë i madh sa herë kthehem në fshatrat që po transformohen. Një tjetër rrugë që lidh fshatrat Busi e Marec ka marrë pamje tjetër pas përfundimit të punimeve dhe sinjalizimit. Me punët drejt kompletimit të infrastrukturës rrugore në zonat rurale po e rikthejmë gjallërinë në këto zona të thella njëherësh duke kthyer sytë drejt regjioneve të lëna në harresë për vite të tëra.

Vazhdojmë duke mbajtur premtimet e dhëna!

Vazhdojmë për Gollakun! Ka shkruar në facebook nënkryetari Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati priti në takim komandantin e KFOR-it për Rajonin e Perëndimit, kolonelin Lorenzo Mangia

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, ka pritur në takim komandantin e ri …