Komuna e Rahovecit nderon shkrimtarin dhe publicistin Sefer Pasha, autori i shumë veprave për profesor, Ukshin Hoti

Nën organizim të kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latfi dhe në bashkëpunim me shoqatën “Arbëria”, në sallën e kuvendi komunal të Rahovecit, në prag të festave të nëntorit është mbajtur takim mirëpritës për shkrimtarin, publicistin, luftëtar në radhët e UÇK-së, nga Shqipëria, Sefer Pasha, njëherit edhe autor i shumë veprave për profesorin, Ukshin Hoti. Në fjalën e tij kryetari Smajl Latifi ka falënderuar Sefer Pasha shkrimtar, publicist, luftëtar i UÇK-së dhe autor i shumë veprave për profesor, Ukshin Hoti, të cilin sot po e nderojmë me mirënjohje. “Ukshin Hoti është nga ata burra ku edhe pse në mungesë fizike të tij, figura e tij gjeniale prej mendimtari vazhdon të plotësohet dita-ditës, ndonëse nuk dihet më gjë për fatin e tij, prej tij më nuk kemi as nam e as nishan, e kjo është ironisë jonë më e madhe, zhdukja pa gjurmë e njeriut më emblematik të kohës, e atdhetarit të shquar dhe personalitetit me ndikim jo vetëm  kombëtar por edhe jashtë kufijve ku ai jetoi, studioi dhe dha kontributin e tij“, ka thënë në fjalimin e tij kryetari Latifi. Në emër të familjes së Ukshin Hotit, fjalën e mori motra e tij Myrvete Kasumi, e cila në fjalën e saj ka falënderuar kryetarin e komunës së Rahovecit për organizimin e takimit dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë që ishin prezent në takim. Ndërsa shkrimtar dhe publicist Sefer Pasha, në fjalimin e mbajtur ka thënë se fëmijët e tij janë rritë me Ukshin Hotin, nëpërmjet veprave të shkruara. Mendoj se Ukshini ende është gjallë, sepse veprat e tij nuk do vdesin kurrë. Në fund të takimit shkrimtari Sefer Pasha, është nderuar me mirënjohje nga kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Dërvish Çadraku kryetar i shoqatës “Arbëria” dhe Selami Hoti, kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …