Bie niveli i ujit në lumin Mirusha të komunës së Malishevës

Ndërprerja e shiut, ka bërë që të filloi të bie niveli i ujit në lumin Mirusha, si dhe në liqenin në Mirushë, mirëpo rruga Mirushë-Gurbardh vazhdon të mbetet e pakalueshme, si dhe rruga Malishevë-Duhël, me vështirësi e kalueshme, por masat preventive dhe kujdesi i shtuar, vazhdojnë të jenë në fuqi.

Sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, niveli ujit në liqenin Mirusha, ka rënë për afro 20 centimetra, mirëpo rruga që lidh fshatin Gurbardh, mbetet e mbuluar, e po ashtu edhe rruga në dalje të Malishevës, është vështirë e kalueshme, andaj qytetarëve ju rekomandohet të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Sipas drejtorisë, ekipet e kësaj drejtorie, së bashku me të gjitha organet tjera të sigurisë, janë në gatishmëri të plotë, edhe pse niveli i ujit në lumenj e përroska është duke u ulur gradualisht.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …