Bizneset turke të interesuar për bashkëpunim me Malishevën

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, ka pritur sot përfaqësuesin e kompanisë “SacSan” nga Bursa e Turqisë dhe në të njëjtën kohë, përfaqësues i disa bizneseve tjera, z.Ibrahim Ljajic, me të cilin ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit mes bizneseve turke të Bursës dhe bizneset nga Malisheva.

Kryetari Begaj, e ka njoftuar përfaqësuesin e këtyre bizneseve nga Bursa, me kushtet që ofron Komuna e Malishevës, për zhvillimin e bizneseve, si dhe me situatën e përgjithshme të biznesit në Malishevë. Kryetari Begaj, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellë me komunitetin e biznesit nga rrethi i Bursës.

Ndërsa, z.Ljajiq, tha se komuniteti i biznesit, është i interesuar që të bashkëpunoj me bizneset lokale, por edhe me institucionin e komunës, në fushën e infrastrukturës në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturës tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …