Rahoveci nënshkruan kontratë me Ambasadën Japoneze për ndarjen e grantit për pajisje medicinale në vlerë prej 61.116 euro

Komuna e Rahovecit ka nënshkruar një kontratë me ambasadën e Japonisë përkatësisht, nënshkrimi i kësaj kontrate është bërë nga drejtori i QKMF-së z. Shemsedin Popaj dhe sekretari i dytë i Ambasadës së Japonisë në Austri dhe Kosovë z. Mitsunori Ogasawara.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe z.Munib Durguti, drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Rahovecit. Vlera e përgjithshme e kontratës-grantit është 61.116 euro dhe ka të bëjë me “Asistencë Bazike dhe Siguri Njerëzore ”.

Në ceremoninë e nënshkrimit në fjalën e tij të mbajtur sekretari i dytë i Ambasadës së Japonisë në Austri dhe Kosovë  z. Mitsunori Ogasawara, tha se  Qeveria e Japonisë ka miratuar këto katër projekte, për këtë vit fiskal, në mesin e të cilave është aprovuar edhe  “Projekti për pajisjen e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec”, me një Autoambulancë,  një karrige Stomatologjike, dy aparate për analizë të gjakut( Hemogrami dhe aparati për analizë Biokimike). Ogasawara, ka shtuar se Ambasada e Japonisë është e gatshme t’i ndihmojë përfituesit në këtë përpjekje dhe  tha se  me rastin e vizitës sime të ardhshme në Kosovë edhe personalisht do të vizitojë përfituesit të  projektit, Qeveria e Japonisë dhe populli Japonez do ta kenë kënaqësinë që nëpërmjet këtyre projekteve të shohin buzëqeshjet e popullit të Kosovës.

Munib Durguti, drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, tha se ky grand për QKMF-në  konsiderohet shumë i vlefshëm dhe synon përmirësimin e kualitetit të shërbimeve shëndetësore, për të gjithë  qytetarët e Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …