Kryetari Vehapi priti në takim koordinatorët e OJQ “Humaniteti “ dhe “Handikos”

Kryetari i Komunës së Rahovecit  z. Idriz Vehapi,  ka pritur në takim z. Ramadan Rama, koordinator i OJQ-së “Humaniteti” dhe z. Haxhi Hoxha,  koordinator i OJQ-së  “Handikos”, të  cilët veprojnë në Komunën e Rahovecit.

Kryetari Vehapi,  falënderoi për vizitën e bërë,  dhe tha se e vlerësoj shumë punën të cilën jeni duke e bërë. Po ashtu  i  premtoj se do të ju dalë në ndihmë edhe këtë vit, sikurse edhe viteve të tjera për realizimin e aktiviteteve  të cilët i organizoni.

Koordinatorët  e të dy OJQ-ve, falënderuan kryetarin për pritjen e bërë, dhe për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë në projektet dhe aktivitetet të cilat i organizojnë e që kanë të bëjnë me ndihmë të personave  me nevoja të veçanta në Komunën e Rahovecit.

Në shenjë falënderimi për  mbështetjen e dhënë nga Komuna e Rahovecit për përkrahjen e projektit të shërbimeve ditore në familje për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara, kryetari Vehapi, pranoi një mirënjohje nga të dy koordinatorët  e të dy OJQ-ve.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …