Brickos

Komiteti i Arsimit në Malishevë miratoi Draft Planin e Veprimit të Punës për vitin 2020

Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Malishevës, mbajti mbledhjen e parë për vitin 2020, nën-kryesimin e Kryesuesit, Resim Morina. Anëtarët e Komitetit, shqyrtuan dhe miratuan- Draft -Planin e veprimit të Punës për vitin 2020, ku ndër objektivat kryesore në këtë plan janë:

– Rekomandimi për DAE-në i hartimit të -Draft-Rregullores së re për arsim e cila duhet të jetë në harmoni  me udhëzimet e reja të MASHTI-të dhe Kurrikulës së re.

– Vizitë nëpër Institucionet e arsimit të ulët dhe të mesëm të lartë në Komunën e Malishevës.

– Shqyrtimi i Planit të Punës i hartuar nga DAE.

– Pasurimi i Muzeut të qytetit “ Jahir Mzreku”, me artefakte të kohës.

– Mbështetje për Rininë dhe Sportin në Komunën e Malishevës.

Ata u zotuan se do të janë bashkëpunues me organet kompetente të tri fushave që mbulojnë si Komitet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sesion informues mbi zhvillimin e Komunitetit

Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë, është mbajtur Sesioni Informues me Fondacionin Kosovo-Luxemburg, …