Kryetari Haliti priti në takim nxënësit nga SH.M.F.U “ Dëshmorët e 5 Prillit”- Smirë të cilët kanë arritur suksese të mëdha në garat e futsallit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim nxënësit dhe përfaqësuesit të Shkollës së Mesme Fillore të Ulët “ Dëshmorët e 5 Prillit” nga Smira e Vitisë, konkretisht vajzat e kësaj shkolle të cilat kanë marrë pjesë në garat e ndryshme të futsallit të cilat edhe kanë korrur suksese të ndryshme. Me këtë rast Drejtori i kësaj shkolle Xhavit Sahiti, bëri me dije se vitin e shkuar vajzat kanë arritur të rrëmbejnë edhe vendin e 2 në garat Republikane në futsall. Ndërkaq kryetari Haliti ju urojë për sukseset e arritura dhe potencoi se Komuna e Vitisë, do të shikoj mundësitë e përkrahjes së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi mirëpriti në takim kampionin e shahut, Murtez Hondozi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi I shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska …