Brickos

U hap një ekspozitë në kuadër të projektit “Iniciativa për shkëmbim kulturor ndër-kufitar ,,(MAKS FORUM)”

Në Viti është hapur një ekspozitë në kuadër të projektit “Iniciativa për shkëmbim kulturor ndër-kufitar” (MAKS FORUM) që u organizua nga CHwB Kosovo dhe IBPE Skopje dhe që financohet nga Bashkimi Evropian. Gjatë hapjes së kësaj ekspozite u bë me dije se ajo ka qenë një mundësi e mirë për tu njoftuar me potencialin e trashëgimisë kulturore të tre komunave partnere të projektit në Kosovë si Viti, Hani i Elezit, dhe Kamenicë. Gjithashtu u theksua se ajo është një mundësi e mire për të njohur me impaktin e krijimit të kushteve më të mira për bashkëpunim ndërmjet përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe atyre të institucioneve publike nga të dyja vendet si Kosovë dhe Maqedoni e Veriut. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si nikoqir i këtij aktiviteti në Viti ka mbajtur një fjalë rasti, ku ndër tjerash ka folur mbi rëndësinë e implementimit të këtij projekti në këtë komunë. “Është ndër për mua që sot jemi nikoqir të një aktiviteti si ky, që për qëllim ka njohjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë tonë kulturore të përbashkët. Kjo nismë që kemi ndërmarr dy vite më parë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në kuadër të projektit MAKS FORUM, ka qenë e një rëndësie të veçantë, jo vetëm për komunën tonë por edhe për rajonin lindor dhe impaktin që ka në promovimit të trashëgimisë lokale, por edhe të asaj kombëtare”, u shpreh Kryetari Haliti. Ai shtoj se me këtë projekt është hapur rrugë projekteve tjera të cilën synojnë të jenë katalizator të zhvillimit të turizmit, mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore të kësaj zone ndërkufitare si dhe të rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke realizuar aktivitete të përbashkëta. Përndryshe para hapjes së kësaj ekspozite nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Gjithashtu në kuadër të këtij projekti në Viti është duke u bërë restaurimi i objektit ku dikur ka qenë Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë me qëllim që më pas ajo të shndërrohet në muze të qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …