Ministrja Dumoshi uron rektorin Dema për 50-vjetorin e UP-së

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me rastin e 50 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës. Ajo u mirëprit nga rektori i UP-së, Marjan Dema dhe nga përfaqësues të stafit akademik. Ministrja Dumoshi e rektori Dema diskutuan për bashkëpunimin mes të dyja institucioneve në projekte të përbashkëta. Me rastin e kësaj vizite, Ministrja Dumoshi ka uruar rektorin Dema për 50 vjetorin e themelimit të UP-së. Ndër të tjera, ministrja tha se të gjithë e kujtojmë me nderim dhe respekt kontributin e të gjithë atyre që çuan në themelimin e vatrës kryesore të dijes para 50 viteve që njëherësh ishte dhe ka mbetur shtylla kryesore e zhvillimit të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …