Brickos

Kurti: Duhet të ndihmohet Serbia që të çlirohet nga Kosova

Në Mynih është mbajtur takimi në mes të zyrtarëve të amerikan, evropian, kryeministrit Albin Kurti, kryetarit Hashim Thaçi, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Njoftohet se gjatë diskutimit, kryeministri Albin Kurti ka shfaq rezervat dhe mospajtimin e tij për idenë e minishengenit të Ballkanit dhe ka theksuar se duhet të ndihmohet Serbia që të çlirohet nga Kosova. Kryeministri, Albin Kurti ka theksuar se njëjtë sikur “Plani Marshall”, që u hartua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, tani neve na duhet një ‘Mini-Marshall Plan’ për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Gjëja e fundit, por edhe më e rëndësishmja, ne duhet të jemi të gatshëm për dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet t’i kemi parasysh tri parime për t’i shëruar plagët e planit të dështuar. Duhet ta përgatisim mirë, me parime të mira dialogun e ardhshëm në rajonin tonë, në veçanti atë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E para – s’ka marrëveshje pa dialog, e dyta – s’ka dialog me harta, dhe së treti – pa presidentë rreth hartave. Pothuajse të gjithë prej jush na ndihmuat që 20 vjet më parë Kosova të çlirohet nga Serbia. Tani mendoj e ka ardhur koha që të ndihmohet Serbia për t’u çliruar nga Kosova. Pra, pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, duhet të bëhet çlirimi i Serbisë nga Kosova, është cituar të ketë deklaruar kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …