Rrëshqitja e gurëve në Shukovc të Mitrovicës pengon zhvillimin normal te komunikacionit

Për shkak të gërmimeve të paligjshme dhe reshjeve të fundit të shiut, në Shukovc të Mitrovicës është shkaktuar rrëshqitja e gurëve, që ka shkaktuar pengesa në zhvillimin normal të trafikut.

Kompania për mirëmbajtjen e rrugës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me policinë ka bllokuar aksin rrugor Mitrovicë-Jarinjë që nga ora 19:00 e natës së mbrëmshme deri sot në orën 09:00 të paradites.

Pas intervenimit të kompanisë, njëra korsi është e lirë për komunikacion nga ora 9, ndërsa është duke u punuar për lirimin e plotë të rrugës.

Nga kompania është kërkuar që pas lirimit të rrugës të vendosen shenjat për kufizimin e shpejtësisë, ngushtim të rrugës dhe për përparësi kalimi.

Përveç masave të ndërmarra, parashihet që të vendosen muret mbrojtëse të betonit në një gjatësi prej 25 metrash.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …