Sot shënohet 20 Qershori Dita Botërore e Refugjatëve synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve

Autoritetet greke akuzojnë Tiranën për ksenofobi përballë krizës së emigrantëve nga Siria e Iraku

Autoritetet greke, akuzojnë Tiranën për ksenofobi përballë krizës së emigrantëve nga Siria e Iraku. Në një intervistë për gazetën “Financial Times”, zëvendës-ministri grek i Mbrojtjes  Dimitris Vicas hoqi një paralele me 25 vite më parë, kur në Greqi vërshuan mijëra emigrantë ekonomikë nga vendet e rajonit, sidomos nga Shqipëria . Ai ka thënë me këtë rast se disa vende kanë qeveri të cilat udhëhiqen nga ksenofobia. Mes tyre janë disa që dërguan dhjetëra mijëra emigrantë ekonomik në Greqi, 25 vite me parë. Por tani, po të njëjtat vende nuk duan të pranojnë refugjatët sirianë që vijnë nga Greqia. Në pikëpamjen time, është turp”. Duke ndaluar tek situata e vështirë në kampin e Idomenit, në anën greke të kufirit me Maqedoninë, ku ndodhen rreth 12 mijë emigrantë, Vitsas tha se: “Duhet ti bindim ata, se hapja e rrugës së Ballkanit nuk do të ndodhë, duke shpresuar që kampi të boshatiset në fund të javës”. Janë rreth 12 mijë emigrantë të dëshpëruar në Idhomeni,të cilët, pavarësisht mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, zotohen se do të qëndrojnë aty deri më 18 Mars, kur do të përfundojë samiti dyditor i Bashkimit Europian, duke shpresuar në hapjen e të ashtuquajturës “rruga e Ballkanit”. Rreth 47 mijë emigrantë, burra, gra dhe fëmijë ndodhen aktualisht në Greqi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …