Brickos

Edhe në Mitrovicë u mbajt “Java Ndërkombëtare e Parasë”

Në organizim të BQK-së dhe organizatës ndërkombëtare Child and Youth Finance International dhe  në prani të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Guvernatorit të BQK-së, Bedri Hamza, në Shkollën e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” u mbajt “Java Ndërkombëtare e Parasë”. Qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti, ishte informimi i nxënësve dhe të rinjve rreth Programit të Edukimit Financiar.

Duke folur para nxënësve, Guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza, ju tha atyre se është shumë i rëndësishëm ndërtimi i logjikës së kursimit që tani. “Mbi të gjitha është me rëndësi që ju paratë  t’i fitoni ndershëm, të kurseni për shkollim, për aktivitete rekreative e mbi të gjitha për kujdesin shëndetësor. Të mos bëheni barrë e askujt por të  krijoni një logjikë të shëndoshë të kursimi”, tha ndër të tjera guvernatori Hamza.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i këshilloi nxënësit që të mos e shpenzojnë kohën kot,  por ajo të shfrytëzohet për të punuar,  sepse rezultatet asnjëherë nuk do mungojnë. “Mos llogaritni në para të pista sepse ato do të ju dërgojnë në rrugë pa dalje. Gjithnjë është mirë të mendohet për ndërtimin e politikave të kursimit dhe ndërgjegjësimit”, tha ai.

Drejtori i SHME “Hasan Prishtina”, Gani Rrustemi foli për aktivitetin dhe punën profesionale që bëhet në shkollë. Ai tha se Shkolla Ekonomike është shkollë profesionale ku 50% e dijes fitohet me teori dhe 50% me praktikë.

Ndërkaq, zyrtari i lartë për operacione me para të gatshme në BQK, Islam Bahtiri, demonstroi para nxënësve një shembull se si ata mund të identifikojnë një kartëmonedhë false.

Në fund të këtij aktiviteti u mbajt një kuiz, me ç’rast u testuan njohuritë financiare ekonomike të nxënësve. Për më të mirët u ndanë shpërblime.

Kontrolloni gjithashtu

KKSB në komunën e Skenderajt mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, dhe …