Deçani organizon turnir në Shah me rastin e ,,Epopeja e Dukagjinit ‘’

Në kuadër të shënimit të 24 Marsit apo që njihet si ,,Epopeja e Dukagjinit ‘’ do të organizohet turnir tradicional në Shah nën përkujdesjen e Komunës së Deçanit dhe Klubi të Shahut ,,Zeqë Hasaj’’.

Në këtë turnir pritet të marrin pjesë shahist nga Kosova , Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Novi Pazari, Ulqini dhe vende tjera. Në këtë turnir pritet të marrin pjesë mbi 100 garues të cilët do të zhvillojnë gara në 9 xhiro nga 15 minuta të parapara më rregullat e FIDE-s për shahun rapid. Turniri do të mbahet të shtunën më 19 Mars 2016 më fillim në ora 11:00, në Hotel Rio De Zhaniero ne rrugën transit Deçan –Llukë e Epërme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …