Bashkëbisedohet për modernizimin e hekurudhës së Ferizajt

Një ekip zyrtarësh të Hekurudhave të Kosovës, u takua me kryetarin e Ferizajt Muharrem Svarqa dhe stafin e tij, për të bashkëbiseduar lidhur me projektin e modernizimit të hekurudhës Lashak-Hani i Elezit, i cili pritet të fillojë sivjet.

Me këtë rast bashkëbiseduesit u dakorduan që të kenë një sërë takimesh me qëllim të bashkërendimit të veprimeve dhe studimit të situatës, në mënyrë që të bëhen propozimet dhe zgjidhjet më të përshtatshme, para se të realizohet ky projekt me karakter nacional.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt ekspozita artistike në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”

Në kuadër të aktiviteteve për nder të 24 Marsit, në Kompleksin Kulturor “Fetnete Ramosaj” u …