Veseli ngushëllon familjen Kastrati

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e vdekjes së Ramadan Kastratit, birit të Shaban Palluzhës, ka qëndruar sot për ngushëllime në familjen Kastrati. Në një postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, kryekuvendari ka vlerësuar se familja Palluzha, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugëtimin e vendit drejt pavarësisë. “Sot isha për ngushëllime në Familjen Polluzha të Drenicës. Bijtë e saj, në krye me Shaban Polluzhën, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …