Ka ndërruar jetë Adem (Malush) Latifi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar me dhimbje të thellë familjarët, miqtë e dashamirët! se sot ka ndërruar jetë vëllai im Adem (Malush) Latifi. E rëndë, shumë e rëndë ndarja nga ti, baca Adem! Më ishe më shumë se vëlla. I gatshëm të përqafoje idetë përparimtare dhe gjithmonë i preokupuar për të mirën e përgjithshme. Ishe shtyllë e fortë ku mbështetej familja jonë. I thjeshtë, parimor dhe i përmbajtur si rrallë të tjerë, i kreve pa u ndjerë obligimet familjare e shoqërore me përkushtim. Dallgët e jetës të goditën, por nuk u theve dot. Të mposhti sëmundja që po bën kërdi në mbarë botën, por tani e kuptuam edhe më mirë sa shumë të kemi dashur. Mungesën tënde do ta ndjejmë, jo vetëm ne familjarët, por edhe shoqëria e ngushtë dhe e gjerë.

Shembull i punës e i përkushtimit për të mirën e përgjithshme dhe punëtor i pafjalë e shembullor.

Varrimi bëhet sot me datë 1 gusht 2020 në ora: 18:00, në varrezat e fshatit Ratkoc.

Prehu në paqe, baca im Adem!

Të pikëlluar familja Latifi!

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …