Brickos

Komiteti për Komunitete në Malishevë mbajti mbledhjen e radhës

Komiteti për Komunitete, organ i obliguar i Kuvendit të Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi, z.Labinot Gashi, ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku janë diskutuar raporti i punës për vitin e kaluar dhe plani i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2016, si dhe janë dhënë edhe disa rekomandime nga ana e anëtarëve të komitetit, për KKSB-në, e që kanë të bëjnë me sigurinë në përgjithësi.

Gjatë shqyrtimit të planit të punës së KKSB-së, për vitin 2016, anëtarët e Komitetit për Komunitete, thanë se “pavarësisht se është përfshi në këtë plan edhe siguria në shkolla, duhet të bëhet më shumë për rritjen e sigurisë, sidomos në komunikacion, në afërsi të shkollave, si dhe çështje tjera që lidhen me sigurinë e grupeve të caktuara, si nxënësit, pastaj siguria në komunikacion afër qendrave mjekësore dhe të tjera”.

Komiteti për Komunitete, ka diskutuar edhe për zbatimin e planit të punës, për muajin në vijim, ku janë paraparë një varg aktivitetesh, si vizita në vendbanimet ku jetojnë komunitetet pakicë, në shkollat ku shkojnë fëmijët e këtij komuniteti dhe të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …