Brickos

Komuna e Shtimes përfituese e grantit prej 62,400 € nga DEMOS-i  

Në kuadër të Programit të Decentralizimit dhe Përkrahjes Komunave ( DEMOS ), i financuar nga Qeveria Zvicerane dhe në zbatim nga Helvetas Suiss Inteckooperation, Fondacion Zvicera për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përfaqësuar nga z. Norbert Pijls, Menaxher i projektit DEMOS dhe Komunës së Shtimes, përfaqësuar nga Kryetari  z. Naim Ismajli, më 29.3.2016, është nënshkruar Kontrata për bashkëfinancim në Projektin “Rregullimi i trotuareve, ndriçimit publik, gjelbërimit dhe shtegut për biçiklizëm, në qytetin e Shtimes “.

Sipas nenit  1 të kontratës së nënshkruar, qëllimi i kësaj kontrate është që të përcaktojë kushtet për bashkëfinancim dhe zbatimin e projekteve në komunën e Shtimes, me qëllim të përkrahjes së komunës në arritjen e objektivave të saj, sipas Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar në mes të projektit DEMOS dhe komunës së Shtimes, e cila shërben si bazë për partneritet.

DEMOS-i për këtë projekt do të zotojë shumën prej 62,400€ ( gjashtëdhjetë e dy mijë e katërqind euro) për zbatimin e projektit të përzgjedhur. Kjo vlerë përfshin grantin bazë prej 48,000€ ( dyzet e tetë mijë euro ) si dhe shpërblimin për komunën me performancë më të mirë në vlerë 14,400€ ( katërmbëdhjetë mijë e katërqind euro ).

Në këtë projekt komuna do të participojë me 30% të shumës së DEMOS-it, dmth. me 18,720€( tetëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e njëzet euro ).

Sipas kontratës së nënshkruar komuna e Shtimes do të zbatojë procedurat e prokurimit, jo më vonë se në muajin tetor kurse orari dhe afatet kohore për pranimin teknik dhe auditimit financiar, që duhet të fillojë pas përfundimit të zbatimit të projektit, duhet të kryhen jo më vonë se në nëntor të vitit 2016.

Sipas drejtoreshës së Drejtorisë për Shërbime Publike, znj. Ardiana Rama-Gashi, e cila ishte e pranishme në aktin e nënshkrimit të kontratës, ky projekt është fituar nga DEMOS- duke marrë parasysh performancën e mirë të komunës së Shtimes, që është një element kyç për qasjen në projektin e DEMOS-it.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …