Brickos

Mendimi pozitiv dhe ndikimi i tij në jetën tonë në rrugën drejt suksesit

Kuvendi i të rinjve të Klinës  në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport kanë organizuar një ligjëratë nga publicisti, shkrimtari ynë i njohur dhe themeluesi i Qendrës së Mendimit Pozitiv, Daut  Demaku. Njeriu i përhapjes së kësaj fryme të re shkencore në Kosovë, gjatë kësaj ligjërate,  ka treguar se mendimet janë pjesë e rëndësishme e jona, ato definojnë jetën tonë.

Mendimet pozitive janë vetëm përdorim i polit pozitiv të energjisë ose, ecje nëpër binarin e gëzimit e dashurisë, larg frikës, urrejtjes, hidhërimit dhe sidomos, larg dështimeve të përgjithshme. A i shihni krizat në jetën tonë? Krizë në edukimin e fëmijëve, krizë në dashuri, kriza në jetën martesore, divorce e dështime të tjera; kriza pronësore, kriza familjare… Pse? Sepse nuk dimë ta krijojmë energjinë që e bart jetën në polin pozitiv. Asgjë tjetër.

Nuk ka jetë pa vuajtje, nuk ka vuajtje pa shkak, por nuk ka shkak që nuk mund të tejkalohet. Për të gjallin kurrë nuk mbyllen dyert e jetës. Kërkoni ndihmë prej jetës dhe jeta do t’iu përgjigjet të gjitha kërkesave të sinqerta.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …