Nënkryetari i Skenderajt takoi banorët e lagjes Dajaku të Rakinicës

Pas shqetësimeve të ngritura nga një pjesë e banorëve të lagjes Dajaku të Rakinicës së komunës së Skenderajt në lidhje me dëmtimet e rrugicave të lagjes gjatë shtrimit të tubave të ujësjellësit, z. Fadil Nura ka vizituar lagjen Dajaku ku ka takuar banorët e shqetësuar.

Nënkryetari Nura i shoqëruar nga përfaqësues të kompanisë punëkryese dhe nga ata të Ujësjellësit në cilësinë e mbikëqyrësit, i ka siguruar banorët se dëmet e shkaktuara në rrugica, gjatë realizimit të projektit të ujësjellësit në këtë fshat, do të sanohen menjëherë nga kompania e cila po realizon projektin.

Banorët u shprehen shumë të kënaqur me vizitën dhe me sanimin e shpejtë të gjendjes së rrugicave të lagjes së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim mësuesin Gafurr Azemi me rastin e pensionimit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim falënderues mësuesin …