leoni

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierit në Viti

Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti në bashkëpunim me kolegjin “Universum”, me një aktivitet kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierit. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar aktivitetin që është zhvilluar në qendër të qytetit dhe ka thënë se profesioni i infermierit kërkon një përkushtim të madh gjatë ushtrimit të tij ndaj pacientit. Ai gjithashtu tha se infermieria nuk është vetëm një profesion, por edhe mision për kujdes të vazhdueshëm ndaj qytetarëve jo vetëm të komunës së Vitisë, por edhe në mbarë botën. Në këtë aktivitet nga infermierët e QKMF-së në Viti dhe studentët e rinj të këtij kolegji, është bërë matja e tensionit, sheqerit në gjak, si dhe nivelit të saturimit, për qytetarët të cilët kanë shprehur interesim që të jenë pjesë e këtij aktiviteti.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …