Kryetari Nura, ka pritur në takim veteranin e arsimit, Hajdin Kastrati

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim veteranin e arsimit, Hajdin Kastrati, të cilit edhe i ka ndarë mirënjohje, për kontributin e dhënë në arsimimin dhe edukimin e brezave, që nga viti 1954 deri në vitin 2001, përkatësisht deri në pension, duke mësuar me përkushtim gjenerata të shumta.Kryetari Nura është shprehur falënderues dhe mirënjohës ndaj mësuesit veteran, si një nga mësimdhënësit e shumtë që mbajtën gjallë Kosovën në kohët më të vështira, që me përkushtim të pashoq edukuan breza të shumtë të vendit tonë. Kryetari Nura i ka uruar shëndet të plotë!

May be an image of 3 people, people standing and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …