Ka nisur realizimi i një projekti tjetër kapital në komunën e Skenderajt

Ka nisur realizimi i një projekti tjetër kapital në komunën e Skenderajt. Bëhet fjalë për projektin në Rezallë, përkatësisht në Shkollën “Malush Ahmeti”, ku janë duke u zhvilluar punimet për rregullimin e oborrit, gjegjësisht shtrimi me pllaka betoni nga hyrja në oborr deri te dera kryesore e objektit shkollor. Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori i Urbanizmit, Driton Mulaj, kanë përcjellë nga afër procesin e punimeve që po i zhvillon kompania e kontraktuar. Në kuadër të projektit, përveç pjesës hyrëse, do të punohet edhe në poligonin sportiv që do t’i vendoset rrethoja metalike, në mënyrë që të krijohen kushtet për aktivitete fizike dhe sportive të nxënësve. Po ashtu, do të ndërtohet edhe pllatoja me kubëza betoni në oborr.

May be an image of 1 person and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …