Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

MBAHET TAKIMI LETRAR “ESAD MEKULI”

Pas dymbëdhjetë vjetësh nuk përkrahet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës!? Nuk jepet çmimi tradicional letrar “Esad Mekuli” për mungesë mjetesh!?
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës për të trembëdhjetën herë, nesër, në orën 12, organizon takimin letrar “Esad Mekuli”, që mbahet përvjet për nder të ditëlindjes së shkrimtarit në Prishtinë, në lokalet e LSHK-së, rr. “Jashar Salihu”, Kulla e zotnisë, Mahalla e Muhaxherëve..
Në këtë manifestim letrar-artistik është paraparë sesioni letrar-shkencor “Poezia sot…”, “Vepra e hapur” – përurimi i tetë veprave letrare e publicistike dhe akademia letrare, në të cilën punimet e tyre do t’i lexojnë shumë krijues.
Për punimet e paraqitura në TL “Esad Mekuli” jepen tri çmime letrare – “Bardi I”, “Bardi II” dhe “Bardi III”, ndërsa nuk jepet çmimi tradicional letrar “Esad Mekuli” për mungesë mjetesh, sepse Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës nuk i ka përkrahur fare sivjet veprimtaritë e LSHK-së!? Në këtë kuadër jepen edhe pika muzikore artistike.
Për shkak të mungesës së mjeteve nuk janë ftuar shkrimtarë jashtë Republikës së Kosovës, siç veprohet përherë.

Kontrolloni gjithashtu

BE shpërndan 158.9 milionë euro për Ballkanin Perëndimor nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka miratuar një pagesë të re prej 158.9 milionë eurosh në kuadër të …