Kryetari Nura, ka mbajtur takimin me Bordin e Drejtorëve, i pari për vitin 2023

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mbajtur takimin me Bordin e Drejtorëve, i pari për vitin 2023, ku është diskutuar plani javor i punës së Ekzekutivit. Me këtë rast, kryetari Nura ka kërkuar vazhdimësi të angazhimit nga ana e drejtorëve, në mënyrë që planet e parapara të punës të përmbushen me profesionalizëm dhe qytetarët të jenë të kënaqur me shërbimet që marrin nga Komuna. Siç bëri të ditur kreu i Skenderajt, viti 2023 do të jetë vit i punëve të mëdha, i realizimit të projekteve në interes të qytetarëve dhe i zhvillimit të gjithmbarshëm të komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …