Tanja Fajon

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se Kosova e Serbia duhet t’i fillojnë negociatat për planin “gjermano-frëng”

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se Kosova e Serbia duhet t’i fillojnë negociatat për planin “gjermano-frëng”. Ajo ka theksuar se të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ndërsa shtoi se Kosova duhet të përpiqet t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë. Ajo, në një konferencë për medie pas përfundimit të takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka përmendur edhe situatën në veri që ishte javë më parë. Fajon ka theksuar se Sllovenia e mbështet rrugën e integrimit evropian të Kosovës. Të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan, duam një Ballkan të fortë dhe Kosovë të fortë. Tensionet në veri, kam thënë që Kosova duhet që të  përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve,  nuk duhet lejuar eskalimin e  gjendjes. Të fillojnë negociatat, që të flasin në lidhje me propozimin e sponsorizuar nga BE-ja në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka saktësuar Tanja Fajon.

Kontrolloni gjithashtu

Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës, nga …