Pushimoret, lojërat e fëmijëve dhe pjesë tjera publike janë dëmtuar në Parkun “Idriz Rreci” në Skenderaj, nga persona të pandërgjegjshëm

Pushimoret, lojërat e fëmijëve dhe pjesë tjera publike janë dëmtuar në Parkun “Idriz Rreci” në Skenderaj, nga persona të pandërgjegjshëm. Kjo gjendje ka nxitur reagimin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se “pavarësisht përpjekjeve tona që me mish e shpirt mundohemi të krijojmë pak hapësirë për pushim, rekreacion dhe shëtitje, siç është parku i ri i përuruar javën e kaluar, për secilin që merr frymë në komunën e Skenderajt, për fatin tonë të keq, ekziston gjithmonë dikush i cili dëfrehet me vandalizëm, deri në këtë nivel sa shkatërron pushimoret dhe lojërat e fëmijëve në Parkun “Idriz Rreci” në qytet. Kushdo që ka mundur të shkaktojë këtë neveri, do të jap llogari”, ka thënë kryetari Nura.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …