Nga sot kjo do të jetë polica e re kufitare

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) njofton se nga sot (e hënë 20.3.2023) ka hyrë në përdorim polica kufitare, e cila mbyll ciklin e ndryshimeve të policave që janë bërë në këtë Institucion.  

Në fillim BKS-ja kishte ndryshuar policën TPL, me pastaj TPL Plus dhe tash në fund është bërë dizajnimi i policës kufitare.  

Drejtori i BKS-së, z.Sami Mazreku ka njoftuar se policat që tashmë janë në funksion janë të një standardi të lartë si në aspektin vizual, ashtu edhe në atë të sigurisë . 

Mazreku ka thënë se janë duke punuar në vazhdimësi që në një të ardhme të shpejt të eliminojnë në tërësi kopjet fizike të policave.  

Kontrolloni gjithashtu

Sot në fshatin Negroc të Drenicës, me nderime u varros, Azem Januz Krasniqi, vëllai i ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi

Sot në fshatin Negroc të Drenicës, me nderime u varros Azem Januz Krasniqi, vëllai i  …